MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....

Join the forum, it's quick and easy

MIRESEVINI NE FORUMIN TONE NQS NU KJENI TE REGJISTRUAR JU LUTEMI QE TE REGJISTROHENI JU FALEMINDERIT .....:::: STaFFi::::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Erotizmi i rreshtave

Shko poshtë

Erotizmi i rreshtave Empty Erotizmi i rreshtave

Mesazh  Admin Sun Apr 26, 2009 10:39 am

Romanet dhe tregimet e tyre shpeshhere jane kthyer ne skandale. Sepse kane thyer nje tabu qe askush tjeter nuk kish mundur ta bente ne keto 15 vjet. Shkruajne “piste”, por gjithmone dine ta shprehin erotizmin me mjeshteri. Nga Fatos Kongoli, Ismail Kadare e deri tek Aurel Plasari apo Edmond Tupja

nga Renato Kalemi

Ua, po keta shkruajne me fjale te pista! Pasthirrma, shprehje vulgare, fjale te ndyra histori te deshperuara seksi dhe veprime qe nxisin imagjinaten. I hedhin te gjitha ne leter me nje moskokecarje per t’u pasur zili. Dhe gjithcka e bejne ne funksion te erosit apo per te rrezuar nga piedestali ate tabu, te cilen jane dikur jane vetedetyruar ta frenojne thuajse ne cdo faqe te krijimtarise. E dine fare mire se vetem nje fije e holle, e padukshme, ndan erotizmin e tyre nga pornografia e mirefillte, e megjithate, ndonjeri nga ata e ka prekur shkarazi, sepse ashtu ka dashur te beje. Prandaj jo pak here kane hasur ne keqkuptime, por qe ne fund te fundit, i kane bere te ndihen me te vleresuar per ate cfare kane krijuar. Emrat e tyre na tingellojne teper te njohur. Ndokush kur i ka lexuar per here te pare ne formatin “ndryshe”, mund te kete thene, “E dija per burre te mire”. Por ata vertet jane te tille. Shkrimtare dhe poete, njerez te cilet kane mundur t’i ndryshojne kryekeput fytyren letersise shqiptare te fillim viteve ’90 e ketej. Jane nder te paret qe eksperimentuan me krijimet erotike, te nisur ndoshta edhe nga deshira e madhe per te pasuruar nje nga fushat me te varfra te letersise tone. Por mbi te gjitha, per te mos e lene erotizmin vetem tek poezia e shkelqyer e Lazgush Poradecit…. I pari prej tyre, njihet si nje perurues i erotizmit deshperak ne letersine shqipe, qe niset nga vitet e mbrapshta te diktatures komuniste qe perfundon ne ditet e sotme, shpeshhere me tragjikisht. I dyti, mundi te gjeje menyren te trondise per muaj radhazi opinionin, duke bere nje paralelizem perfekt mes asaj cfare ndjente se do te ndodhte dhe titullit te librit te tij. Ndersa i treti, e shtyn dhe me tej kete tronditje, per te krijuar nje “tension te larte” mes tij dhe lexuesit. E te tjeret, pasojne me histori e ndodhi te ndryshme, po aq ndryshe sa linja qe ndjekin per te rrefyer dhe depertuar brenda erosit.

Ne romanet e tij eshte e veshtire qe ndokush te ndjeje mungesen e elementit erotik. Dhe eshte po kaq e veshtire qe ne rrefimet e Fatos Kongolit, krahas erosit, te mungojne lotet e personazheve, dhimbja per fatkeqesite e jetes, figura e femres qe pi alkool per t’iu shkeputur realitetit apo impotenca e mashkullit perballe seksit te kundert dhe peripecive te nje kohe te mbrapshte. Jane te gjithe keto elemente, qe e bejne shkrimtarin Fatos Kongoli nje prej autoreve te pare qe mundi te thyeje barrierat ne letersine shqiptare sa i perket futjes se skenave erotike dhe seksit ne nje roman. Nje gjetje qe vuri ne dukje mungesen e madhe qe kish patur letersia jone ne vitet e socrealizmit. Ishte kjo arsyeja pse romani i tij i pare madhor “I humburi” (1992) arriti te listohej si nje nder me te lexuarit e kohes, perpos faktit se trajton nje tragjedi te madhe te shqiptareve sic ishte eksodi i viteve 1990-1991.

“Ne castin e orgazmes klithte mbyturazi dhe une nuk e percaktoja dot ne ishte vuajtja e orgazmes apo nje dhimbje qe i buronte per shkaqe te tjera. Pas shkarkimit seksual ajo ngutej te largohej, mbyllej ne banje, s’di c’bente atje, ndoshta edhe qante, syte e saj ishin vazhdimisht te skuqur, te shuar, e kjo mund t’i shkaktohej nga lotet, por edhe nga avujt e alkoolit”, do te shkruante ai me vone ne nje tjeter roman madhor te tij “Lekura e qenit” (2003). Keto rreshta shprehin nje nga castet kur erotizmi perzihet magjishem me deshperimin per te pjelle ate qe Kongoli e jep me force ne veprat e tij: erotizmin deshperak. Dhe skena te tilla, me doza here me te medha e here me te vogla, marrin jete ne te gjitha romanet, qe nga “Kufoma”, “Dragoi i fildishte”, “Endrra e Demokleut” e deri tek me i fundit “Te porta e Shen Pjetrit”. Por perpos ketyre, Kongoli mbetet nje autor qe ngjiz elementet erotike ne funksion te asaj cfare kerkon te percjelle me romanet e tij. Here duke e nxjerre ne plan te pare seksin, e here duke e sfumuar per shkak te intensifikimit te ngjarjeve qe u ndodhin personazheve te librave te tij. Ashtu si poeti dhe shkrimtari Agron Tufa qe nuk e kursen aspak rrefimin erotik ne disa prej romaneve te tij me perfaqesues, si “Fabula rasa” apo “Dueli”. Ndonese nuk i shpeton edhe perdorimit te shpeshte te fjaleve vulgare por qe ne te tilla romane jane mese te lejueshme.

Me hapjen e “Kutise se Pandores” gjate viteve ’90 qene te shumte ata shkrimtare qe tentuan te provonin veten ne rrefimet me karakter erotik. Aq sa brenda pak kohesh ne tregun e botimeve shqiptare zune te shfaqen tituj te ndryshem librash me karakter erotik. Madje, nuk ngurruan as poete qe fjalet vulgare t’i kthenin dhe ne poezi. Sic veproi poeti Burgim Pata (pseudonim i tij), qe ndryshe nga poetet e tjere te deri viteve ’90 zhvilloi nje poezi te mirefillte erotike, te bazuar kryesisht mbi simbolizmat, per t’iu shmangur vulgaritetit.

Por pak me ndryshe do te sillnim Aurel Plasarin, kete here ne stofin e shkrimtarit, i cili me vepren e tij “Dhjete dite qe nuk tronditen boten” guxoi te shkoje edhe me tej ne letersine erotike shqiptare per t’iu afruar aq shume pornografise. Ndoshta, edhe duke e cikur paksa. Gjykoni vete teksa lexoni rreshtat e meposhtem ose duke i hedhur nje sy vete romanit. “Atehere ajo i kishte shpetuar nga krahet, qe gjunjezuar para tij dhe para se ai te mundte te kundershtonte, ia kishte marre ne goje me aq afsh, sa ai kishte vene re i mahnitur se i qe ngrehur sa hap e mbyll sy. Faqet e saj gropezoheshin per cdo te thithur, nderkohe qe gjuha ia mbeshtillte e ia ledhatonte kryetin ngjyre manushaqe…”. Me te pare diten e botimit, shume kritike letrare e burgosen librin ne vitrinen e atyre botimeve qe cilesoheshin pornografike, nderkohe qe te tjere mendonin se ai i afrohej me shume letersise erotike. Megjithate, perderisa “cudia me e madhe tre dite zgjat”, edhe libri i Plasarit u pranua nga lexuesit shqiptare, te cilet vijojne ta vleresojne sapo u bie ne dore per ta lexuar ose rilexuar. Duket se teknika e te shkruarit dhe mbi te gjitha gjuha teper e paster e perdorur ne kete novele, ishin dy elementet qe e bene aq te pelqyer librin e Plasarit.

Ne hulline e letersise erotike, nuk ka ngurruar te hyje here pas here me romanet e tij as kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare. Pa harruar disa shkendija tek-tuk ne veprat e tij te hershme (psh, Kronike ne Gur), flasim per veprat e botuara pas viteve ’90. E ne kete vazhde, mund te listojme ketu titujt e romaneve “Vajza e Agamemnonit”, “Pasardhesi” apo edhe librin “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”. Qe te tre keto botime, ndonese jo mirefilli erotike, arrijne te percojne tek lexuesi skena te shumta seksi mes personazheve kryesore, qe ashtu si ne shumicen e librave te Kongolit, vendosen ne periudhen e diktatures komuniste. Nderkohe qe edhe ne realizmin socialist, ndonese ka qene e veshtire te gjeje qofte edhe nje fije te vetme erotizmi, ka pasur raste kur ndonje shkrimtar i vishte erotizmin nje personazhi, si element negativ. (Sic ndodh ne romanin “Keneta” te Fatmit Gjates). Por, nuk mund te mohohet fakti se ne ate kohe ka pasur dhe nga ata autore qe shkruanin ndryshe nga “te tjeret”, duke perfshire aty-ketu edhe ndonje element erotik, por gjithnje te kursyer. Ashtu si tek novela “Stina e stineve” e Kasem Trebeshines, e shkruar ne vitet ‘50-60, atehere kur ndodhej i internuar. Ne qender te saj shtjellohen etapat e moshes neper te cilen kalon nje femije, por qe kulmon me kuriozitetin qe ka ai per seksin dhe misterin e femres. Novela pa driten e botimit vetem pas renies se komunizmit fillimisht ne Prishtine e pastaj ne Tirane.

Ndryshe ndodh sot me tregimet erotike te perkthyesit te njohur te frengjishtes, pedagogut Edmond Tupja. I cili, prej pak javesh ka botuar permbledhjen e tij “Tension i larte”, nje liber me 18 tregime te ndryshme, teresisht erotike, shpeshhere te shoqeruara me fjale te pista, por qe lidhen ngushtesisht me njeri-tjetrin. “Doza e erotizmit varen nga tregimi, por ne asnjerin prej tyre nuk mungon”, do te shprehej Tupja per librin e tij te ri. Elementi i endrres te shoqeron ngado kur lexon tregimet e tij, nderkohe qe shumica e tyre nisin me fjali te futura ne kllapa, thjesht per t’i thene lexuesit: “Me lexo ngadale”. Fundja, edhe ne keto fjale ka njefare erotizmi, qe Tupja nuk rresht se trumbetuari ne cdo tregim te tijin. “Ne castin kur veprimet seksuale intensifikohen, shenjat e pikesimit pushojne se qeni, per t’ia lene rradhen fjalive teper te shkurtra”. Qe si mision kane percimin e kenaqesise edhe tek lexuesi, shtimin e dozes se humorit dhe lojerat e fjaleve. Gjithcka ne kete permbledhje tregimesh eshte ne funksion te erosit dhe personazhet gjenden ne situata nga me te ndryshmet, dikush zhvirgjerohet e ndonje cunak pergjon ne zyren e nendrejtorit te shkolles. “Dhe u futem ne shtrat. Dhe nisa ta ferkoja kudo, a thua se doja t’i hiqja shtate lekure. Dhe nisa ta lepija kudo, a thua se doja ta pastroja nga perkedheljet e te tjereve para meje. Dhe nisa ta puthja kudo, a thua se doja qe te besonte se kisha shekuj qe e prisja kete cast. Dhe nisa ta thithja kudo, a thua se doja t’i tregoja etjen time te tmerrshme per te…”.

“Lekura e qenit” (2003) - Fatos Kongoli

“Zura ta puthja ne qafe, ne fytyre, por Faika e nuhati, keto qene ca veprime te deshperuara, une s’po dilja dot nga gjendja e vdekur. Ajo vendosi te merrej me pjesen time te vdekur, ra ne gjunje. Mbylla syte dhe ndjeva nje thithje ne thellesi te qenies. Me friken se pa i bere dot balle asaj thithjeje do te me priteshin gjunjet, do te shembesha mbi Faiken. Une vetem sa i vendosa duart mbi faqet e saj. Ia shtrengova fort nga nje vuajtje qe me bente t’i lutesha te me linte, ajo perpiqej me kot te ngjallte nje te vdekur, brenda meje gjithcka kishte ngrire. Faika me provoi te kunderten. Ne fillim me pershkoi nje rryme ne formen e nje ngrohtesie qe Faika ma komunikonte me buzet e nxehta e ajo perhapej ne cdo qelize te trupit. Qelizat e mia u drodhen. E te gjitha njeherazi zune te pikonin energji. Dhe une gati sa nuk klitha nga vuajtja. Edhe pak dhe perrenjte e energjise do te vershonin nga te kater anet, do te bashkoheshin ne shtatin e nje lumi. Desha ta pengoja shperthimin e atij lumi, por kjo qe e pamundur. Gjuha dhe buzet e Faikes kembengulen dhe une e leshova veten perfundimisht. Ajo e ndjeu mberritjen e shperthimit, e devijoi. Lumi i energjise sime u derdh mbi gjinjet e saj….”

Fabula rasa (2004) – Agron Tufa

“Epo do ta durosh!”

“Kurre!”, briti flake ne fytyre gjimnazistja qe qe ngritur ne kembe.

“Jo, moj! Ti ke duruar k… tim mes shalesh, mes per mes kulacit, s’na duroke doren!”

Dhjete dite qe nuk tronditen boten (2001) – Aurel Plasari

“Fute ne goje te gjithin, - e nxiste, - te gjithin.

“S’mundem, - ia kthente ajo, - Eshte bere i madh.

“Liroje veten dhe gelltite si te duash ta kaperdish”.

Kesaj here qe kredhur ne fytin e saj, duke u fryre edhe me e duke rrahur fort. Qe ngerthyer kesisoj mbas tamblave te vajzes, ia kishte ngritur koken dhe perfytyronte se, sikur te mos e pezullonte nje cast ledhatimin e saj, ajo do t’i vente atij deri ne fund, do ta pershpejtonte rendjen e buzeve te saj, te duarve te saj, derisa ai t’i clirohej ne goje.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 64
Join date : 21/04/2009

https://te-dua.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi